|
Written by Armend Aliti
|
|
Tuesday, 13 May 2008 18:13 |
|
Kjo është pajisja celulare për të cilën Microsoft e HTC besojnë se është kundërshtar i denjë për atë iPhone nga Apple. HTC ka paraqitur sot në Londër modelin Touch Diamond, në të cilin do të “sillet” softueri i Microsoftit, derisa do të shfrytëzojë pamjen 3D TouchFLO të HTC-së për qasje në porosi, multimedial dhe gjëra tjera të bollshme të kësaj pajisje, pa pasur nevojë të përdorë stylus-in, respektivisht lapsit. Siç pohojnë në HTC, thirrjet do të mund të bëhen me përdorimin e një gishti të vetëm, derisa për shfrytëzim të efektshëm të gjitha mundësive do të përkujdeset ekrani 2.8 inçësh i ndjeshëm në prekje, me rezolucion maksimal prej 640x480 pikselash dhe Windows Mobile 6.1. |
|
Read more...
|
|
|
"Sex and The City" në ekranin e madh |
|
Written by Armend Aliti
|
|
Tuesday, 13 May 2008 18:09 |
Carrie, Samantha, Charlotte dhe Miranda, personazhet e dashura të serisë televizive "Sex and The City", janë kthyer por këtë herë në ekran të madh. Versioni filmik i serisë televizive u përgjigjet pyetjeve të shikuesve në mbarë botën: Nëse Carrie dhe Big do të martohen ndonjëherë? Nëse Charlotte do të ketë fëmijë? Nëse Samantha mund të qëndrojë me Smith? Dhe nëse Miranda mund të jetojë e lumtur me jetën familjare në Bruklin? Sarah Jessica Parker e cila luan rolin e Carrie-t në seri dhe film, gjithashtu ka rolin e producentes në versionin filmik. Parker thotë se ka punuar në këtë projekt që 2 vjet e gjysmë dhe nuk mund të jetë më e lumtur se tash që ka parë rezultatin e punës së palodhshme të gjithë ekipit. |
|
Read more...
|
|
|
Hudson dhe Wilson fejohen? |
|
Written by Armend Aliti
|
|
Tuesday, 13 May 2008 18:03 |
|
Kate Hudson është fotografuar derisa ka mbajtur një unazë diamanti jashtë një restoranti në Boston, duke nxitur spekulimet se ajo dhe Owen Wilson janë fejuar. Owen, 39-vjeçar, thuhet se i ka propozuar martesë aktores 29-vjeçare gjatë javës së kaluar, ndërsa ata tashmë planifikojnë edhe një ceremoni të pakursyer martese në vitin e ardhshëm. “Ai e ka zgjedhur unazën dhe ka bërë hapin më të madh që ka mundur. Ka qenë nervoz rreth propozimit, por Kate është kapluar nga dridhjet dhe e gjitha vërtet ka qenë shumë emocionuese”, ka thënë një burim i afërt me Hudson.
|
|
|
|
|
<< Start < Prev 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Next > End >>
|